Merr Cloud VPS-in më të shpejtë në Shqipëri, ndërtuar mbi infrastrukturë enterprise, teknologji bashkëkohore dhe lidhje direkte me nyjet kryesore shqiptare dhe evropiane, që garantojnë latencë minimale. Monitorim dhe suport teknik 24/7, për funksionim të qëndrueshëm dhe performancë maksimale. Zgjidhja ideale për zhvillues, biznese dhe ofrues shërbimesh cloud që kërkojnë fuqi, stabilitet dhe shpejtësi të garantuar 24/7.
Cloud Premium – Fuqi maksimale me çmimin më të mirë
Merr performancën më të lartë në treg me procesorët Intel® Xeon Gold ose AMD EPYC™ të serisë së fundit, në kombinim me çmimet më konkurruese.
Raporti më i mirë çmim/performancë – i garantuar!
Serverë Cloud pa kompromis në cilësi dhe siguri
Teknologji, siguri dhe performancë — standard në çdo plan Cloud Server.
Sistemet operative dhe aplikacionet e mbështetura
Konfiguro serverin tënd me një shumëllojshmëri sistemesh operative, Linux, Windows dhe sistemeve për menaxhimin e databazave.
Lokacionet Cloud
Serverët tanë Cloud operojnë mbi infrastrukturën e dedikuar të Euralb Data Center, ndërtuar dhe menaxhuar plotësisht nga ekipi ynë në Shqipëri, sipas standardeve më të larta evropiane të sigurisë, performancës dhe besueshmërisë.
Zona e qendrës sonë të të dhënave është e mbrojtur nga sisteme sigurie 24/7, me monitorim të vazhdueshëm video, perimetër sigurie dhe akses të centralizuar.
Të gjitha serverët dhe sistemet tona operojnë në përputhje të plotë me rregulloren GDPR të Bashkimit Evropian, duke siguruar privatësi, integritet dhe transparencë të plotë të informacionit.
Falë pozicionit strategjik të Euralb në zemër të Ballkanit, qendra jonë shërben si një strategic hub për lidhje rajonale dhe ndërkombëtare, me ndërlidhje direkte në nyjet kryesore të rrjetit në Shqipëri dhe Evropë. Kjo mundëson një enterprise-grade network backbone, me latencë ultra të ulët, shpejtësi të qëndrueshme dhe akses të menjëhershëm drejt qendrave kryesore të internetit në mbarë botën.
Me Euralb Data Center, bizneset tuaja përfitojnë nga një rrjet me global connectivity të vërtetë, i ndërtuar për shpejtësi, siguri, shkallëzim dhe besueshmëri të nivelit enterprise – duke e bërë Euralb një nga ofruesit më të avancuar Cloud dhe Network në rajon.

Po përdorni një server nga një ofrues tjetër?
Keni tashmë një server cloud? Transferoje falas në Euralb.
Ne kujdesemi për të gjithë procesin e migrimit të serverit tuaj nga ofruesi aktual drejt platformës sonë, në mënyrë që ju të përqendroheni në biznesin tuaj.
Asnjë kosto shtesë për transferimin — gjithçka përfshihet falas.
Menaxho serverin tuaj Cloud më lehtë se kurrë
Mund të ndizni, ndaloni, rinisni dhe kryeni çdo veprim tjetër në serverin tuaj Cloud me vetëm një klik nga zona e klientit.
Pse të zgjidhni Cloud serverat tanë?
Ne nuk jemi rishitës — zotërojmë dhe operojmë Data Center-in tonë në Shqipëri, duke garantuar kontroll të plotë mbi performancën, sigurinë dhe besueshmërinë.
Me një ekip ekspertësh në mbështetje, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për biznesin tuaj. Pajisjet tona enterprise-grade nga DELL PowerEdge, HPe ProLiant, Micron dhe Samsung sigurojnë performancë të lartë për çdo cloud server dhe shërbime hosting.
Keni kërkesa të veçanta? Ekipi ynë i shitjeve është gati të krijojë një zgjidhje hostimi të dedikuar posaçërisht për ju.
Zgjidhni cloud server të Euralb për shpejtësi, siguri dhe shërbim të pakrahasueshëm.

Projektuar për Performancë Maksimale

Këshilla dhe blog rreth cloud
Pyetjet më të shpeshta
Eksploroni pyetjet më të shpeshta rreth shërbimeve tona Cloud. Nuk gjetët përgjigjen që kërkoni? Konsultohuni me Bazën tonë të Njohurive ose na kontaktoni përmes bisedës live.
Serverët Cloud përdorin teknologjinë e virtualizimit për të krijuar makina virtuale, të cilat ndajnë një server fizik në disa serverë virtualë. Edhe pse ndan të njëjtën infrastrukturë harduerike me të tjerët, një plan Cloud serveri të ofron burime të dedikuara (si CPU, RAM dhe hapësirë ruajtjeje) që janë vetëm për përdorimin tënd. Me një server Cloud, përfiton shumë nga avantazhet e një serveri të dedikuar, por me një kosto shumë më të përballueshme.
Cloud VPS përdor resurse të përbashkëta nga një server fizik, ndaj performanca mund të variojë në varësi të ngarkesës së sistemit. Cloud VDS, në anën tjetër, ka CPU dhe RAM të dedikuara 100%, duke ofruar performancë të qëndrueshme dhe izolim total — si një server fizik, por në cloud.
Një plan shared hosting do të thotë që ndan hardware kryesore (si CPU, RAM dhe hapësirën e ruajtjes) me përdorues të tjerë në të njëjtin server. Ti nuk ke akses root dhe as kontroll mbi çfarë mund të instalohet në serverin tënd. Ndërsa një server Cloud do të thotë që nuk ke nevojë t’i ndash këto hardware kryesore me të tjerët.
A po funksionon website juaj ngadalë ose përballet me trafik të lartë? Dëshiron të instalosh plugin apo software të personalizuar, ose je i shqetësuar për sigurinë? Ke nevojë për më shumë fuqi nga CPU, RAM, një IP të dedikuar apo veçori të tjera? Atëherë një server Cloud është zgjidhja e duhur për ty.
Nëse ke filluar të tejkalosh kufizimet e një shërbimi shared hosting ose kërkon më shumë fleksibilitet dhe kontroll, atëherë një server Cloud është hapi i radhës më i logjikshëm për nevojat e tua të hostimit.
Po, sigurisht! Me të gjitha planet e serverëve Cloud, Euralb u ofron klientëve mundësinë të zgjedhin sistemin operativ që preferojnë. Nëse dëshironi të përdorni një server Windows, aplikohet një tarifë shtesë licence për sistemin operativ.
Aktualisht, ne ofrojmë shpejtësi rrjeti deri në 10 Gbit/s për cloud vps.
Po, sigurisht! Ju mund të ndryshoni veçoritë e serverit tuaj kur të dëshironi. Serveri ofron fleksibilitet të plotë për personalizimin e hardware (CPU, RAM, hapësirë ruajtjeje, IP të dedikuar dhe më shumë), gjithmonë sipas nevojave tuaja. Për më tepër, ju do të keni akses të plotë root për kontroll dhe liri maksimale mbi serverin.
Po, paneli ynë online i menaxhimit të serverit ju lejon të kontrolloni çdo aspekt të serverit tuaj virtual:
- Rindizje (Reboot)
- Fikje (Shutdown)
- Statusi
- Riinicializim i sistemit operativ (OS Reinstall)
- Instalimi i paneleve të kontrollit
- Instalimi i paketës LAMP
- Nisja në sistemin e shpëtimit (Rescue System)
- Grafiqet e rrjetit
- Grafiqet e sensorëve
- Menaxhimi i DNS IPv4 & IPv6 dhe rDNS
- Konsolë VNC & SSH
- Menaxhimi i çelësave SSH
- Shtimi i një disku të dytë
- Backup dhe rikthime (Backups & Restores)
- Konfigurimi i BIOS-it të VPS
- Autentikim me dy faktorë (2FA)
- Akses përmes API-së
Dhe shumë më tepër.
Planet tona të serverëve Cloud janë unmanaged, ndaj kërkojnë njohuri bazë në komandat shell, administrimin dhe mirëmbajtjen e serverëve. Nëse nuk i zotëroni këto aftësi, mund të zgjidhni një plan të menaxhuar (Managed Support) gjatë porosisë, dhe ne do të kujdesemi për gjithçka.
Po. Shërbimi ynë i menaxhimit të serverit ofrohet si një opsion shtesë. Gjatë porosisë së një serveri Cloud të ri, mund të zgjidhni këtë opsion dhe ne do të kujdesemi për instalimin, konfigurimin, sistemin operativ dhe menaxhimin e vazhdueshëm në emrin tuaj. Për serverët ekzistues, mjafton të kërkoni këtë opsion përmes sistemit tonë të mbështetjes me Ticket.
Po. Ju mund ta rrisni ose ulni kapacitetin e serverit tuaj në çdo kohë. Mjafton të na kontaktoni dhe ne do ta kryejmë menjëherë këtë për ju.
Po. Euralb zotëron plotësisht datacenter-in dhe të gjithë infrastrukturën teknologjike – nga serverët, pajisjet e rrjetit, deri tek çdo komponent tjetër mbështetës. Kjo na garanton kontroll të plotë, siguri maksimale dhe performancë të qëndrueshme për klientët tanë.
Po, sigurisht. Ju mund të shtoni aq IP sa të dëshironi në serverin tuaj. Mos harroni që çdo server vjen me vetëm 1 IP të përfshirë. Për të shtuar një IP tjetër, mjafton të zgjidhni opsionin +1 IP Shtesë gjatë porosisë dhe ajo do të shtohet me një tarifë shtesë. Per te pare cmimet e IP-ve, ju lutem shikoni ketu https://docs.euralb.com
Po. Ne realizojmë backup ditor të serverëve Cloud për të mundësuar rikuperimin në rast fatkeqësie. Këto backup na lejojnë të rikthejmë plotësisht një server cloud kur është e nevojshme, megjithatë aksesi direkt në të dhëna nuk ofrohet.
Zakonisht, një server Cloud konfigurohet brenda pak minutash, por në raste të rralla mund të zgjasë disa orë. Parakusht për nisjen e konfigurimit është marrja e pagesës fillestare.
Regjistrimi i domain-eve kryhet menjëherë, por propagimi i DNS mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 24 orë, derisa domain-i të jetë i përdorshëm globalisht në internet. Transferimi i një domain-i mund të zgjasë deri në 5 ditë, në varësi të domenit kryesor (TLD).
Mos harroni, nëse keni nevojë për konfigurim të menjëhershëm, mund të zgjidhni opsionin “Instant Setup” dhe ne do ta vendosim serverin Cloud në punë menjëherë.
Ne përdorim 100% U.2 / U.3 NVMe SSD dhe disqe SSD në të gjitha produktet dhe shërbimet tona.
Datacenter-i ynë operon në Vorë, Shqipëri, me prani ndërkombëtare nëpërmjet partnerëve strategjikë për lidhje dhe peering. Datacenter është në pronësi të plotë të Euralb, duke na mundësuar kontroll të plotë mbi infrastrukturën, siguri maksimale dhe performancë të qëndrueshme për klientët tanë.
Po, sigurisht! Ne ofrojmë një Garanci të Plotë Rimbursimi 30-ditore. Kjo garanci nuk vlen për tarifat e konfigurimit (Setup Fees), të cilat janë të pakthyeshme.




















