Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Respektimi i privatësisë suaj është me rëndësi të madhe për ne. Mësoni më shumë duke eksploruar Politikën tonë të Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.

Përditësuar më: 02/04/2024

1. Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Euralb rezervon të drejtën për të ndryshuar kushtet pa njoftim paraprak. Klientët priten të rishikojnë rregullisht termat e shërbimit për çdo përditësim.

2. Aktivizimi i Llogarive dhe Shërbimeve

Ne ofrojmë aktivizim të menjëhershëm për planet tona të shared dhe reseller hosting. Zakonisht:

  • Serverat cloud aktivizohen brenda 5 minutash, megjithatë në disa raste mund të zgjasë deri në 6 orë.
  • Serverat e dedikuar aktivizohen zakonisht brenda 1 deri në 24 orë nëse konfigurimi i kërkuar është në stok. Për konfigurime të personalizuara, mund të kërkohet më shumë kohë për dërgimin nga furnizuesi.

Kujdes*:

Ju lutemi vini re se çdo llogari mund të përjetojë vonesa në aktivizim nëse nuk kalon me sukses procesin fillestar të verifikimit. Në raste të tilla, do t’ju kontaktojmë menjëherë me informacion dhe udhëzime për përfundimin e verifikimit.

3. Pagesat dhe Metodat e Pagesës

Duke rënë dakord me termat tanë, ju angazhoheni për pagesë të plotë dhe në kohë për shërbimet, për gjithë ciklin e faturimit.

  • Faturat e Rinovimeve të Domain gjenerohen 30 ditë përpara datës së rinovimit/skadimit.
  • Faturat e Rinovimeve të shërbimeve mujore Cloud gjenerohen 7 ditë përpara datës së rinovimit/skadimit.
  • Faturat e Rinovimeve të shërbimeve mujore Dedicated Servers gjenerohen 7 ditë përpara datës së rinovimit/skadimit.
  • Faturat e Rinovimeve të shërbimeve mujore të tjera gjenerohen 7 ditë përpara datës së rinovimit/skadimit.
  • Faturat e Rinovimeve të shërbimeve vjetore dhe më shumë të tjera gjenerohen 30 ditë përpara datës së rinovimit/skadimit.

Euralb ofron një periudhë tolerimi prej 3 ditësh pas datës së rinovimit. Mos pagesa brenda kësaj periudhe rezulton në pezullim të përkohshëm të shërbimeve derisa fatura të shlyhet plotësisht.

3.1. Shërbimet e fshira përfundimisht

***Kujdes:

  • Euralb do të ndërpresë dhe fshijë çdo shërbim të papaguar 20 ditë pas pezullimit. Gjithashtu, backup-et do të fshihen nga serverat tanë.
3.2. Të tjera:
  • Faturat e paguara dy herë për shkak të disa abonimeve në PayPal ose pagesave manuale me karta krediti/debiti nuk mund të rimbursohen. Shumat e tepërta do të kreditohen në llogarinë tuaj dhe mund të përdoren për fatura të ardhshme

Euralb pranon pagesa përmes kartave debit/kredit, PayPal dhe transfertë bankare. Megjithatë, pagesat nga llogari të pa verifikuara në PayPal nuk pranohen.

4. Informacioni i Kontaktit

Klienti pranon të mbajë gjithmonë të përditësuar numrin e telefonit dhe adresën e email-it. Ne do të përdorim këto të dhëna për të dërguar njoftime për fatura të krijuara, fatura të vonuara, pezullime apo aktivizime shërbimesh, dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm. Euralb këshillon përdorimin e një adrese email të jashtme për të siguruar marrjen e njoftimeve në rast të problemeve me shërbimin.

5. Anullimi i Shërbimeve

Kërkesat për anulim duhet të bëhen përmes panelit të klientit duke klikuar te “Shërbimet e mia”, pastaj “Menaxho” dhe më pas “Kërko Anullim”. Kërkesat e dërguara përmes email-it nuk do të konsiderohen të vlefshme dhe shërbimet do të vazhdojnë të tarifohen deri në momentin që bëhet një kërkesë legjitime anulimi. Përpunimi i kërkesës mund të zgjasë deri në 7 ditë.

Emrat e domain-eve hyjnë në periudhën e “shlyerjes” (redemption) 30 ditë pas skadencës. Kostoja për rikuperim dhe rinovim të një domain-i në këtë periudhë është €90.00.

6. Përgjegjësitë e Klientit

6.1. Klienti është përgjegjës për çdo përmbajtje të ngarkuar në llogarinë e tij.
6.2. Klienti mban përgjegjësi ligjore, civile dhe penale për veprimet e përdoruesve të tij në serverat dhe rrjetin tonë.
6.3. Në rast të shkeljes së kushteve të shërbimit, Euralb do të pezullojë llogarinë dhe do ta njoftojë klientin me email ose biletë.

6.4 Përgjegjësia penale

  • 6.4.1. Klienti mban përgjegjësi të plotë penale nëse përdor shërbimet e Euralb për aktivitete që bien ndesh me legjislacionin shqiptar, evropian apo ndërkombëtar, përfshirë por pa u kufizuar në: shpërndarje malware/ransomware, sulme DDoS, phishing, mashtrime financiare, akses të paautorizuar në sisteme të tjera, përhapje të përmbajtjeve të ndaluara (si pornografia e paligjshme ose ekstremizmi i dhunshëm), apo çdo aktivitet tjetër kriminal.

6.5. Bashkëpunimi me autoritetet ligjzbatuese

  • 6.5.1. Në rast hetimi penal nga Prokuroria, Gjykata ose çdo organ tjetër kompetent i Republikës së Shqipërisë apo i një vendi anëtar të BE-së, Euralb është i detyruar të bashkëpunojë duke ofruar të gjitha të dhënat përkatëse që mund të kërkohen zyrtarisht, përfshirë edhe të dhëna personale të klientit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • 6.6.1. Kjo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në: adresat IP, historikun e aksesit, përmbajtjen e ruajtur në shërbim, logs, backup, regjistrat e komunikimeve apo çdo të dhënë tjetër të disponueshme, në përputhje me vendimet gjyqësore, kërkesat ligjore ose urdhrat zyrtarë nga autoritetet.

6.6. Përgjegjësia civile

  • 6.6.1. Klienti është përgjegjës për çdo dëm që mund t’u shkaktohet palëve të treta përmes përdorimit të shërbimeve të Euralb. Nëse përdorimi i serverave, cloud-it apo infrastrukturës sonë shkakton dëme materiale, morale apo teknike ndaj personave fizikë apo juridikë, klienti mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe ligjore për kompensimin e palëve të dëmtuara.

6.7. Përgjegjësi kontraktore ndaj Euralb

  • 6.7.1. Çdo shkelje e kushteve të shërbimit përbën shkelje kontraktore. Euralb rezervon të drejtën të ndërpresë menjëherë shërbimin, të fshijë të dhënat pa njoftim paraprak, si dhe të aplikojë tarifa administrative apo penalitete për shkaktim dëmi ndaj infrastrukturës, reputacionit apo operacioneve të kompanisë.

6.8. Përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave

  • 6.8.1. Klienti është i vetëm përgjegjës për përmbajtjen, sigurinë dhe menaxhimin e të dhënave të ruajtura në serverat ose shërbimet e tij të blera si cloud, hosting etj. Ai duhet të sigurojë mbrojtjen e fjalëkalimeve, konfigurimeve, aksesit në panelet e kontrollit dhe përputhjen me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave (si GDPR) nëse përpunon të dhëna personale.

6.9. Përgjegjësi për bashkëpunim dhe transparencë

  • 6.9.1. Në rast hetimi për shkelje të kushteve të përdorimit, klienti angazhohet të bashkëpunojë plotësisht me ekipin teknik apo juridik të Euralb.
  • 6.9.2. Mosdhënia e informacionit brenda një afati të arsyeshëm (zakonisht 48 orë) mund të çojë në pezullim apo ndërprerje përfundimtare të shërbimit.

Kujdes: Euralb nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm apo humbje të shkaktuar nga përdorimi i shërbimeve tona. Klienti bie dakord që përdorimi i shërbimit është në përgjegjësi të plotë personale.

7. Ekipi i Abuzimeve

Ekipi i Abuzimeve pranë Euralb do të dërgojë një email ose do të hapë një tiketë për të informuar klientin mbi arsyen e pezullimit të shërbimit apo shkeljes së konstatuar. Nëse klienti nuk përgjigjet brenda 48 orëve, ekipi teknik i Euralb do të shqyrtojë problemin në mënyrë manuale. Nëse rezulton se shkelja vazhdon, shërbimi do të pezullohet ose bllokohet sërish. Nëse klienti nuk përgjigjet brenda 7 ditëve nga njoftimi, Euralb do të ndërpresë dhe fshijë përfundimisht shërbimin që shkel kushtet tona të përdorimit.

8. Domain Falas

Ne ofrojmë domain falas me disa nga planet tona të web hosting, cloud server dhe dedicated server. Prapashtesat që mund të përfitohen falas janë: .al, .com, .net, .org, .info, .eu, .us, .gr, .at, .de, .se, etj. Domain-i ofrohet falas për sa kohë që shërbimi i hostimit mbetet aktiv. Duhet të paguani për të paktën 3 muaj për të përfituar domain-in falas. Nëse përfitoni nga garancia 30-ditore për rimbursim, do të duhet të paguani për domain-in sipas çmimit standard të publikuar në:
https://euralb.al/domains

9. Garancia për Rimbursim

Kjo politikë përcakton kushtet për rimbursimet për shërbimet e ofruara nga kompania:

  • 9.1. Kush ka të drejtë për rimbursim: Garancia për rimbursim vlen vetëm për klientët e rinj. Klientët ekzistues që bëjnë porosi të reja nuk përfitojnë nga kjo garanci.
  • 9.2. Afatet kohore: Klientët mund të kërkojnë rimbursim të plotë brenda 30 ditëve nga blerja. Për shërbime me garanci rimbursimi në çdo kohë, klienti mund të kërkojë rimbursim të pjesshëm për pjesën e papërdorur të shërbimit pas aktivizimit.
  • 9.3. Shërbimet që përfshihen: Web hosting, reseller hosting dhe cloud servers.
  • 9.4. Shërbime që nuk përfshihen: Serverë të dedikuar, certifikata SSL, domain (regjistrim, transferim, rinovim), licenca software apo instalime të personalizuara nuk janë të rimbursueshme.
  • 9.5. Shkelja e kushteve: Nëse klienti shkel kushtet e përdorimit, humbet automatikisht të drejtën për rimbursim.
10. Mbështetja dhe Suporti Teknik
  • 10.1. Disponueshmëria: Mbështetja teknike ofrohet 24/7 përmes live chat, email dhe tiketave në panelin e klientit. Në raste të caktuara, ndihma mund të vazhdohet vetëm përmes tiketave të hapura nga stafi.
  • 10.2. Mbështetje me përpjekje maksimale: Ndihma teknike ofrohet sipas përpjekjes më të mirë. Klientët kuptojnë që stafi mund të ketë akses të plotë në të dhënat e tyre dhe pranojnë se ndryshimet gjatë ndërhyrjes mund të ndikojnë funksionimin. Klientët janë përgjegjës për ruajtjen e kopjeve rezervë para se të kërkojnë ndihmë teknike.
  • 10.3. E drejta për refuzim: Kompania ka të drejtë të refuzojë mbështetjen në rast të shkeljes së kushteve, refuzimit për të zbatuar udhëzime të sigurisë, ndërhyrjeve gjatë ndihmës aktive apo sjelljes fyese ndaj stafit.
  • 10.4. Shtrirja e mbështetjes falas: Mbështetja falas përfshin vetëm shërbimet dhe platformën Euralb. Nuk përfshin: zhvillim faqeje, konfigurim skriptesh të palëve të treta, optimizim sigurie apo performance, apo instalim software shtesë.
  • 10.5. Ndihmë me pagesë: Nëse një kërkesë bie jashtë mbështetjes falas, mund të aprovohet me tarifë shtesë vetëm me miratim paraprak me shkrim. Nuk do të aplikohet asnjë tarifë pa aprovimin e klientit.
11. Përmbajtje dhe veprime të ndaluara

Klienti angazhohet të përdorë shërbimet vetëm për qëllime të ligjshme. Euralb ndalon rreptësisht praninë e përmbajtjeve të mëposhtme në serverët dhe rrjetin tonë:

  1. Çdo material i lidhur me IRC.
  2. Script-e Proxy.
  3. Shërbime chati ose faqe të dedikuara për chat në plane shared hosting.
  4. Përmbajtje të lidhura me torrente.
  5. Nisja e proceseve në sfond në serverët shared.
  6. Warez, mjete hacking-u, exploit-e apo bots.
  7. Minim i monedhave kriptografike në çdo formë.
  8. Servera lojërash.
  9. Website që fokusohen në shkarkim apo streaming.
  10. Promovim i veprimtarive të paligjshme.
  11. IP Scanners.
  12. Website që shërbejnë për komunitetet e hacker-ave.

Çdo llogari që shkel të drejtat e autorit do të trajtohet menjëherë, përmes heqjes së përmbajtjes ose bllokimit të aksesit. Shkeljet e përsëritura mund të çojnë në pezullim ose ndërprerje të shërbimit.

Gjithashtu, klienti nuk lejohet të përdorë hapësirën e shared apo reseller hosting për ruajtje backup-esh apo skedarësh të palidhur. Ky lloj përmbajtjeje mund të hiqet pa njoftim paraprak.

Klienti është përgjegjës për mbajtjen e sigurisë së llogarisë së tij. Dosjet duhet të kenë chmod 711 dhe skedarët e konfigurimit që përmbajnë fjalëkalime duhet të jenë chmod 600. Script-e, plugin-e dhe module duhet të jenë të përditësuara rregullisht dhe fjalëkalimet duhet të jenë të forta.

12. Komunikimi me ne

Euralb mban një standard komunikimi të sjellshëm dhe profesional me klientët e tij dhe pret të njëjtën sjellje në kthim. Nëse një klient shfaq sjellje fyese ndaj stafit, do të lëshohet një paralajmërim i sjellshëm për të ruajtur etikën në komunikim.

Euralb rezervon të drejtën të mos rinovojë shërbimin për klientët që vazhdojnë sjelljen fyese edhe pas paralajmërimit me email.

13. Backup-e

Tek Euralb, siguria e skedarëve dhe databazave tuaja garantohet përmes kopjeve rezervë. Për planet buxhetore reseller dhe serverët cloud, realizohen backup-e ditore dhe javore. E njëjta gjë vlen edhe për web hosting dhe reseller hosting.

Megjithatë, klientët duhet të kuptojnë se përdorimi i backup-eve të Euralb bëhet me përgjegjësinë e tyre. Nuk garantohet ekzistenca e backup-eve në çdo moment. Rekomandohet fuqimisht që klientët të ruajnë gjithashtu kopjet e tyre rezervë.

14. Politikat e Migrimit

Euralb ofron migrim të lehtë dhe pa stres të faqeve të internetit, duke garantuar kalim të shpejtë pa ndërprerje të shërbimit. Për të realizuar migrimin, nevojiten të dhënat e hyrjes në serverin e vjetër.

Migrimi ofrohet FALAS në rastet më poshtë:

  1. Kur faqja migrohet nga një ofrues tjetër, pavarësisht platformës.
  2. Kur faqja migrohet nga një server në tjetrin brenda Euralb, si p.sh. nga shared në cloud server.

Migrimi NUK është falas në rastin:

  1. Kur migrimi ndodh brenda serverëve të Euralb, por nuk përfshin një upgrade, dhe çmimi mbetet i njëjtë ose më i ulët.
15. Caktimi i IP-së së Dedikuar
  • 15.1. Euralb mund të kërkojë një arsye të vlefshme përpara caktimit të një IP-je të dedikuar.
  • 15.2. Arsye të vlefshme përfshijnë instalimin e certifikatave SSL ose aplikacione që kërkojnë IP të dedikuar.
16. Politika ndaj SPAM-it

Ne kemi një politikë të tolerancës zero ndaj SPAM-it.

  • 16.1. Çdo llogari e përdorur për dërgim SPAM do të pezullohet menjëherë.
  • 16.2. Nëse SPAM-i vazhdon, llogaria do të fshihet përgjithmonë nga serveri.
  • 16.3. Nuk lejohet dërgimi i email-eve masive nga serverët shared. Për dërgime të mëdha, kemi shërbime të veçanta.
  • 16.4. Listat e email-eve të blera ose lista të pretenduara si opt-in konsiderohen gjithashtu si SPAM.

Gjithashtu, Euralb rezervon të drejtën të aplikojë tarifë pastrimi për klientët që dërgojnë email-e të padëshiruara dhe si rezultat, IP e serverit futet në lista të zeza.

17. Kufizime të Resurseve
  • 17.1. Në serverët tanë, çdo llogari ka të ndarë burime specifike të CPU-së dhe memories. Nëse llogaria juaj i tejkalon këto kufij, do t’ju njoftojmë që të merrni masa.
  • 17.2. Në raste kur përdorimi i tepërt i resurseve destabilizon serverin, mund të pezullojmë përkohësisht llogarinë për të mbrojtur klientët e tjerë.
  • 17.3. Klientët nuk lejohen të përdorin planet e hostimit të përbashkët (shared hosting) për dërgimin masiv të email-eve. Lejohen lista email-esh, por me kufizime orare. Nëse keni nevojë të dërgoni më shumë se 5000 email-e në muaj, atëherë do t’ju duhet një server cloud ose server i dedikuar.
  • 17.4. Për planet shared dhe reseller hosting, ekziston një kufizim prej 200 email-e për orë.

Kufizimet specifike të resurseve mund t’i kontrolloni në faqet përkatëse të planeve të hostimit.

18. Pëlqimi Juaj

Duke përdorur faqen tonë të internetit https://euralb.al dhe sistemin tonë të faturimit https://my.euralb.com, ju pranoni Termat dhe Kushtet e Përdorimit dhe Politikat tona të privatësisë.

19. Ndryshime në Politikat e Privatësisë

Nëse vendosim të bëjmë ndryshime në politikën e privatësisë, këto ndryshime do të publikohen në këtë faqe, së bashku me datën e përditësimit.

20. Na Kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë politikë të privatësisë, mund të na kontaktoni duke përdorur të dhënat më poshtë:

Euralb Ltd

Pjesë e ENOR Technologies shpk
Rr. Unaza, Pallati White Palace, Kati 1, Zyra 2,
1032, Vorë, Tiranë
Shqipëri
[email protected]

Euralb Docs

From tips and tricks on Euralb products, tech articles on our blog, and tech forum. Everything about support you will get on our Support Center

Euralb Status

Check our Network Status in live way and find information on scheduled maintenance work and current fault reports from our datacenters.

Payment Methods

Choose from a variety of secure and efficient payment methods that fit your preferences. Experience hassle-free transactions with us today!

Contact Us

Our team is prepared to offer administrative and sales assistance through telephone communication.

keyboard_arrow_up