Servera të Dedikuar

Servera të Dedikuar Windows ose Linux, me performancë të lartë dhe siguri maksimale, të vendosur në rrjetin tonë Gigabit. Konfigurim falas dhe pa kontrata afatgjata.

Vetëm hardware Enterprise-grade

Lidhje Gigabit

Transferim të dhënash Falas

Konfigurim Falas sipas kërkesës

Trafik palimit

Suport Teknik 24/7

Akses Full Root

Mbrojtje DDoS L3+L4

Datacenter në Tiranë, AL

99.95% Uptime i Garantuar

Seria e Serverëve me Performancë të Lartë në Shqipëri

Eksploroni performancën maksimale të serverëve tanë të dedikuar premium Dell PowerEdge dhe HP ProLiant.

Të ndërtuar për aplikacione biznesi kërkuese, këta serverë ofrojnë besueshmëri të jashtëzakonshme, personalizim të lehtë dhe siguri të lartë. Pavarësisht madhësisë së biznesit tuaj, serverët tanë të dedikuar mund të çojnë operacionet tuaja online në një nivel tjetër. Me mbështetje teknike 24/7 dhe disponueshmëri të garantuar, prania juaj online do të jetë gjithmonë e pandërprerë.

HPX1-SERVER
HP® ProLiant DL360 Gen9

CPU: 2x Intel Xeon E5-2650 v4

24 Core @2.20 GHz – 48 Threads

RAM: 64 GB DDR4 ECC

deri në 768 GB RAM me kosto extra 

SSD: 6x 800 GB

Datacenter Edition

RAID: Hardware

0, 1, 10, 5, 50, 6

Trafiku: Palimit

1 Gbit/s

Dorëzimi

1-48 Orë

IP e Dedikuar

1 IP Përfshirë

Datacenter

280.90 /muaj

HPX2-SERVER
HP® ProLiant DL360 Gen9

CPU: 2x Intel Xeon E5-2650 v4

24 Core @2.20 GHz – 48 Threads

RAM: 64 GB DDR4 ECC

deri në 768 GB RAM me kosto extra 

SSD: 2x 960 GB

Datacenter Edition

RAID: Hardware

0, 1, 10, 5, 50, 6

Trafiku: Palimit

1 Gbit/s

Dorëzimi

1-48 Orë

IP e Dedikuar

1 IP Përfshirë

Datacenter

189.90 /muaj

HPX3-SERVER
DELL® Precision R7910

CPU: 2x Intel Xeon E5-2643 v4

12 Core @3.20 GHz – 24 Threads

RAM: 64 GB DDR4 ECC

deri në 1 TB RAM me kosto extra 

SSD: 2x 800 GB

Datacenter Edition

RAID: Hardware

0, 1, 10, 5, 50, 6

Trafiku: Palimit

1 Gbit/s

Dorëzimi

1-48 Orë

IP e Dedikuar

1 IP Përfshirë

Datacenter

157.90 /muaj

Çmimet bazohen në periudhën mujore. Duke paguar për disa muaj ose një vit përpara, kurseni më shumë. Çmimet promocionale vlejnë vetëm për planet vjetore të reja ose më të gjata. TVSH 20% nuk është e përfshirë. Garancia për kthimin e parave brenda 10 ditëve është e aplikuar.

Pse të zgjidhni Serverat e Dedikuar të Euralb

Serverët tanë të dedikuar ofrojnë shpejtësi, siguri dhe mbështetje 24/7. Me datacenter në Shqipëri, garantojmë performancë të lartë dhe vonesë minimale në gjithë Europën. Planet tona janë të ndërtuara për qëndrueshmëri maksimale për aplikacionet dhe faqet tuaja.

Ikona

100% Burime të Dedikuara

Nuk keni nevojë të ndani asgjë – përveç nëse e zgjidhni vetë. Personalizoni serverin tuaj me zgjedhje të ndryshme për CPU, RAM dhe hapësirë ruajtjeje – të gjitha mbi hardware tërësisht të dedikuar vetëm për ju.

Ikona

Garanci për Performancë të Lartë

Përjetoni fuqinë më të avancuar të serverëve tanë, të ndërtuar mbi arkitekturën më të re të Intel dhe AMD, me hapësirë tipi SSD/NVMe dhe infrastrukturë të fortë që plotëson pa ndërprerje çdo kërkesë tuajën.

Ikona

Datacenter dhe IP Shqiptare

Të gjithë serverat e dedikuar vijnë me një adresë IP shqiptare të dedikuar. Nëse është e nevojshme, mund të shtoni IP shtesë në çdo moment, deri në maksimumin prej tetë adresash të tjera.

Ikona

Bandwidth palimit

Shijoni bandwidth të pakufizuar pa asnjë kosto shtesë, si për të dhënat hyrëse ashtu edhe për ato dalëse. Përfitoni nga shpejtësia e lartë me bandwidth 1 Gbit/s si standard i ofertës sonë.

Ikona

Mbrojtje DDoS L3+L4

Çdo plan i serverave tanë të dedikuar përfshin falas mbrojtje DDoS në nivelet L3+L4, duke përdorur teknologji të avancuar me inteligjencë artificiale për të zbuluar dhe neutralizuar në mënyrë efikase sulmet DDoS.

Ikona

Konfigurim dhe Personalizim

Përjetoni maksimumin e fleksibilitetit me serverët tanë të dedikuar, të cilët ofrojnë konfigurime të personalizuara sipas nevojave tuaja. Përshtatni CPU-n, RAM-in dhe kapacitetin SSD ose NVMe sipas kërkesave tuaja specifike.

Ikona

Konfigurim i shpejtë

Ditë apo natë, ekspertët tanë janë gati të dorëzojnë serverin tuaj të dedikuar brenda pak orësh.

Ikona

Servera vetëm me SSD & U.3 U.2 NVMe

Serverët tanë të dedikuar janë të pajisur me disqe SSD dhe NVMe Enterprise të standardit U.3/U.2, që garantojnë performancën më të lartë për faqet dhe aplikacionet tuaja.

Ikona

Uptime 99.9% e Garantuar

Falë përvojës shumëvjeçare të teknikëve tanë dhe cilësisë së shërbimit që ofrojmë, ju garantojmë që aplikacionet dhe faqet tuaja do të jenë gjithmonë online.

Serverë të teknologjisë më të avancuar për ngarkesa të ndryshme pune

Ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë në gatishmëri, 24/7/365, i gatshëm dhe i lumtur t’ju ndihmojë me përgjigje për çdo pyetje që mund të keni.

Mund të zgjidhni të nisni një bisedë online me agjentët tanë në chat live, të hapni një tiket përmes panelit të klientit, të na kontaktoni në WhatsApp ose të na telefononi — dhe ne do të jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë.

Konfigurim dhe Dorëzim brenda ditës

Servera me uptime 99.9% të garantuar

Zgjidhje e të gjithave problemeve të mundshme harduerike

Menaxhim dhe mirëmbajtje e plotë të serverit

Suport Teknik 24/7

Infrastruktura dhe Teknologjia

Ne operojmë me datacenter-in tonë

Ndryshe nga ofruesit e tjerë shqiptarë, ne nuk marrim shërbime me qira nga kompani të tjera hostimi apo datacenter. Ne krenohemi që posedojmë dhe operojmë datacenterin tonë të vendosur në Vorë, Tiranë, Shqipëri. Ekipi ynë me përvojë, i specializuar si në aspektin teknik ashtu edhe në atë funksional, është i përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për biznesin tuaj.

Datacenteri ynë ka kapacitetin për të akomoduar një gamë të gjerë shërbimesh hostimi dhe zhvillohet vazhdimisht për të përmbushur kërkesat e së ardhmes — duke na bërë zgjedhjen ideale për nevojat tuaja të hostimit. Qendra jonë është e pajisur me UPS të redunduar, furnizim rezervë me gjeneratorë dizel, mbikëqyrje të plotë me kamera, kontroll të hyrjes, sisteme ftohjeje të dyfishta, si dhe lidhje me dark fiber me disa ofrues të internetit, duke garantuar një infrastrukturë të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Për më tepër, të gjitha shërbimet tona janë të ndërtuara mbi harduer premium nga seritë DELL PowerEdge dhe HPE ProLiant. Nëse ofertat tona standarde nuk i plotësojnë kërkesat tuaja, departamenti ynë i shitjeve është gjithmonë i gatshëm të krijojë një zgjidhje të personalizuar, të përshtatur posaçërisht për nevojat tuaja specifike.

Opsione të përfshira me të gjithë
Serverët e Dedikuar

Zgjidhje serverash të dedikuar që sjellin suksesin tuaj online!

  • Aktivizim i menjëhershëm i serverit
  • Akses i plotë Root / Administrator
  • Pajisje me performancë të lartë
  • Fuqizuar nga disqe SSD & NVMe SSD
  • Lidhje 1 Gbps me trafik të pakufizuar
  • IP e dedikuar për çdo server
  • Zgjedhje e lokacionit të serverit
  • Konfigurim RAID
  • Mbrojtje falas DDoS L3+L4
  • Sistem operativ sipas zgjedhjes
  • 99.9% uptime i garantuar
  • Reboot dhe kontroll në distancë
  • Mbështetje për panele kontrolli (cPanel, Plesk, etj.)
  • SLA për zëvendësim të hardware
  • Mbështetje teknike 24/7
  • Hapësirë për backup të dedikuar
  • Monitorim dhe grafikë të burimeve
  • Garanci për kthim parash brenda 3 ditësh

Sistemet operative dhe softuerët e mbështetur

Konfiguro serverin tënd me një gamë të gjerë sistemesh operative, Windows, Linux dhe sistemeve për menaxhimin e databazave.

Ubuntu Ubuntu
Debian Debian
AlmaLinux AlmaLinux
RockyLinux RockyLinux
CloudLinux OS CloudLinux
CentOS CentOS
FreeBSD FreeBSD
Fedora Fedora
ArchLinux ArchLinux
OpenSuse OpenSuse
Windows Server 2019 Windows Server 2019
Windows Server 2022 Windows Server 2022
Windows Server 2025 Windows Server 2025
cPanel cPanel
Plesk Plesk
Docker Docker
Webmin Webmin
Proxmox Proxmox

Të besuar nga mbi 4,000
klientë në mbarë Europën.

Dëshiron të dish më shumë rreth cilësisë së shërbimit tonë? Hidh një sy komenteve të klientëve tanë.

Rated as Excellent. 4.3 out of 5 stars

Përdor një server nga një ofrues tjetër?

Ne kujdesemi për migrimin e website-ve të tua

Ekipi ynë i migrimit është gati të transferojë website-t dhe domain-et tuaja në infrastrukturën tonë me performancë të lartë – pa ndërprerje dhe pa stres.

  • Transferim i pakufizuar domain & website
  • Shtesë hostimi falas
  • Pa ndërprerje, pa stres
  • 100% garanci kënaqësie
Kërko Transferimin →

Këshilla dhe Blogje mbi Serverët

Nuk ka ende postime në këtë kategori
Pyetjet më të shpeshta

Shfleto pyetjet e zakonshme lidhur me shërbimet tona të serverëve të dedikuar dhe faturimin. Nuk gjetët përgjigjen që kërkoni? Konsultohuni me bazën tonë të njohurive ose na kontaktoni përmes bisedës live.

Një server i dedikuar është plotësisht në pronësinë tuaj, duke ofruar shërbime hostimi të nivelit më të lartë. Me një server të dedikuar nga ofrues si Euralb, ju merrni me qira pajisjen fizike dhe keni akses të vetëm mbi të gjitha burimet e tij. Kjo garanton performancë optimale për faqen tuaj ose për çdo faqe tjetër që menaxhoni për klientë të tjerë. Kjo zgjidhje është ideale për të përballuar me lehtësi volume të larta trafiku.

Ofrues si Euralb ofrojnë serverë të dedikuar për biznese dhe individë që menaxhojnë aplikacione, faqe të shumta interneti, ose që përjetojnë trafik të lartë në një faqe të vetme. Hostimi në server të dedikuar vjen me shumë përfitime: të gjitha burimet, si memoria dhe CPU, janë të rezervuara ekskluzivisht për biznesin tuaj, duke siguruar performancë optimale për përditësimet e faqes suaj.

Serverët e dedikuar përdoren kur një biznes apo individ ka nevojë për kontroll të plotë, performancë të lartë dhe siguri. Ata janë idealë për hostimin e faqeve të mëdha, aplikacioneve web, dyqaneve online, serverëve të lojërave, databazave apo për përballimin e trafikut të madh. Ndryshe nga hostimi i përbashkët apo VPS, të gjitha burimet harduerike janë të rezervuara vetëm për një përdorues, duke garantuar stabilitet dhe mundësi të plota personalizimi.

Një server i dedikuar ju ofron:

  • Adresë IP ekskluzive: Faqja juaj merr një identifikues unik, të lidhur drejtpërdrejt me serverin.
  • Menaxhim efikas të trafikut: Përballon me lehtësi volume të larta vizitash dhe veprimesh, duke siguruar shpejtësi dhe reagim të menjëhershëm.
  • Mundësi personalizimi: Keni liri të zgjidhni sistemin operativ dhe të menaxhoni gjithçka nga paneli i kontrollit.

Një server i dedikuar është si të kesh kompjuterin tënd personal, por i vendosur në qendrën tonë të të dhënave dhe i rezervuar vetëm për ju. Ky konfigurim ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm, duke ju lejuar të përshtatni serverin sipas kërkesave tuaja të sakta. Ndryshe nga serverët e përbashkët, ku keni kontroll të kufizuar, me një server të dedikuar keni akses të plotë në administrimin e serverit, duke ju lejuar ta menaxhoni në mënyrë të pavarur me privilegje root dhe pa asnjë kufizim softuerik.

Menaxhimi i një serveri të dedikuar kërkon disa aftësi teknike thelbësore, veçanërisht në sistemet operative si Windows apo Linux, të cilat janë zakonisht të përdorura në këtë fushë. Ja çfarë duhet të dini:

  • Sistemet Operative (OS): Njohja me sistemin operativ është thelbësore. Qoftë Windows Server apo distributions Linux si Ubuntu, duhet të ndiheni rehat duke lundruar dhe kryer detyra bazë në mjedisin e zgjedhur.
  • Konfigurimi i Serverit: Të kuptuarit e mënyrës së konfigurimit të cilësimeve të serverit është shumë i rëndësishëm. Kjo përfshin krijimin e llogarive të përdoruesve, menaxhimin e lejeve, konfigurimin e rrjetit dhe instalimin e paketave softuerike të nevojshme.
  • Masat e Sigurisë: Zbatimi i masave të sigurisë është thelbësor për të mbrojtur serverin dhe të dhënat nga kërcënimet e mundshme. Kjo përfshin vendosjen e firewall-it, aplikimin e përditësimeve dhe patch-eve të sigurisë, kontrollin e aksesit të përdoruesve dhe përdorimin e enkriptimit kur është e nevojshme.
  • Monitorimi dhe Mirëmbajtja: Monitorimi dhe mirëmbajtja e rregullt janë të nevojshme për të siguruar që serveri të funksionojë pa probleme. Kjo përfshin monitorimin e performancës, zgjidhjen e problemeve, kryerjen e backup-eve rutinë dhe optimizimin e burimeve të serverit.
  • Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve: Aftësia për të zgjidhur problemet e zakonshme të serverit është shumë e vlefshme. Kjo përfshin diagnostikimin e problemeve të lidhjes së rrjetit, identifikimin e problemeve harduerike, zgjidhjen e konflikteve softuerike dhe analizimin e çështjeve të performancës.

Nëse menaxhimi i një serveri të dedikuar ju duket i ndërlikuar apo nuk keni përvojë teknike, mos u shqetësoni! Ne ofrojmë një shërbim “Administrim Server i Dedikuar” me tarifë shtesë. Me këtë shërbim, ekipi ynë i ekspertëve do të kujdeset për të gjitha aspektet e menaxhimit të serverit tuaj të dedikuar, duke ju lejuar të fokusoheni tek biznesi juaj pa u marrë me administrimin teknik. Nga konfigurimi fillestar e deri te mirëmbajtja dhe mbështetja e përditshme – ne kujdesemi për gjithçka.

Një server i dedikuar i ofruar nga Euralb i atribuohet ekskluzivisht një klienti të vetëm, për të menaxhuar një ose disa faqe interneti, aplikacione, faqe me trafik të lartë, databaza dhe më shumë.

Nga ana tjetër, një server Cloud ndan burimet harduerike me përdorues të tjerë, por mban sistemin e tij operativ (OS) të pavarur. Ndarja dhe shpërndarja e burimeve në serverin fizik të një serveri Cloud kontrollohet nga një softuer i quajtur hypervisor.

📝 Shënim: Kjo është një nga dallimet kryesore mes një serveri të dedikuar dhe një serveri Cloud. Megjithatë, Euralb ofron burime të dedikuara edhe në planet e saj Cloud, duke kombinuar fleksibilitetin e teknologjisë cloud me fuqinë e resurseve të rezervuara.

Kur zgjidhni një server të dedikuar, është thelbësore të merrni parasysh kërkesat e projektit tuaj. Dy faktorë kryesorë që duhen vlerësuar janë konfigurimi i serverit dhe shërbimet e përfshira.

Konfigurimi i serverit përfshin përbërësit harduerikë si CPU, RAM, storage dhe lidhjen në rrjet. Janë të disponueshme specifikime të ndryshme për të zgjedhur serverin optimal bazuar në nevojat e burimeve të projektit tuaj:

  • Procesori: Numri i bërthamave (cores), (threads) dhe frekuenca
  • RAM-i: Sasia, tipi dhe frekuenca
  • Memoria e ruajtjes: Kapaciteti, tipi i diskut (HDD/SSD/NVMe) dhe konfigurimi RAID (nëse ofrohet)
  • Bandwidth publik: Shpejtësia maksimale dhe sasia e përfshirë

Gjithashtu, është e rëndësishme të shqyrtoni veçoritë dhe shërbimet që vijnë me serverin tuaj të dedikuar, pasi disa mund të jenë të domosdoshme për projektin. Këto mund të përfshijnë:

  • Mbrojtje kundër DDoS
  • Hapësirë për backup
  • Marrëveshje niveli shërbimi (SLA)
  • Bandwidth-i publik është veçanërisht i rëndësishëm: nëse përcaktohet një maksimum, sigurohuni që të mbetet i pakufizuar gjatë përdorimit, siç ndodh me Euralb. Nëse është e aplikueshme, mund të ketë tarifa shtesë mujore në varësi të përdorimit tuaj.

Ju mund të instaloni Custom image ose mund të instaloni mbi 450 aplikacione përmes Softaculous, instaluesit tonë me një klikim, duke përfshirë WordPress, Joomla!, Drupal dhe shumë të tjera. Në varësi të aftësive tuaja teknike dhe kërkesave të aplikacionit, ju mund të instaloni edhe softuer shtesë sipas nevojës.

Euralb i mban klientët përmes cilësisë së shërbimit, produkteve dhe mbështetjes që ofron. Për këtë arsye, nuk ka kontrata me afat minimal! Ju mund ta anuloni planin tuaj të hostimit në çdo moment.

Ne operojmë një datacenter kryesor në Shqipëri, i vendosur në Vorë, Tiranë. Ky është infrastruktura jonë qendrore ku ofrohen të gjitha shërbimet e hostimit, serverëve të dedikuar dhe cloud.
🔗 Klikoni këtu për më shumë informacion rreth datacenter-it tonë.

24/7 Superhero
Ekipi ynë i suportit është
gati për t’ju ndihmuar

Rapid Response

Bileta Suporti

24/7/365 përmes biletave të suportit

Hap biletë të re
Live Chat

Live Chat

24/7/365 nepërmjet live chat me agjentët tanë

Bisedo me ne
Get in Touch

Whatsapp / Viber Suport

24/7/365 nepërmjet Whatsapp / Viber

+355 696000011
keyboard_arrow_up